Shqipëria kryeson Këshillin e Sigurimit| Përmend pavarësinë e Kosovës dhe gratë e dhunuara gjatë luftës

10:46 | 2 Qershor 2022
arbresh.info

Shqipëria mban presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë muajit qershor.

Gjatë një rezymeje të ambasadorit të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ai tha se për një kohë të gjatë janë parë abuzime masive të të drejtave të njeriut.

Dhe, sipas tij, komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të mbajë përgjegjës autorët e krimeve të rënda.

“Ne nuk mund, dhe nuk duhet të familjarizohemi me pandëshkueshmërinë”, deklaroi Hoxha para gazetarëve, shkruan arbresh.info.

Ai shtoi se ka një urgjencë për të vepruar tani, dhe në emër të viktimave të panumërta të konflikteve, të pakuptimta.

“Dhe, e them këtë për gratë e dhunuara të Kosovës, për nënat e pikëlluara të Bosnjës, për fëmijët e Ukrainës, për viktimat pa emër në Tigre, për azara në Afganistan, për jazidët në Irak, për rohyngitë, për të burgosurit politikë në Myanmar dhe Sudan, për të burgosurit në Siri, për të gjithë gazetarët që kanë humbur jetën në krye të detyrës, për të gjithë, kudo, të drejtat e të cilëve janë mohuar, e ardhmja e të cilëve është varrosur, ëndrrat e të cilëve janë shkatërruar nga abuzimi”, deklaroi ai.

Hoxha tha se kjo ka nevojë për t’u bërë më mirë dhe më shpejt.

“Për të gjithë ne atë që ne mbështesim, për atë që na bashkon për të mbështetur ligjin, për të mbrojtur multilateralizmin”, shtoi ai.

Për me tepër, ai foli edhe për krahasimet që i bëjnë Kosovës me situatën në disa zona të Ukrainës, më konkretisht duke përmendur Donbassin.

“Ne nuk shohim asnjë ngjashmëri mes Kosovës, një shteti të pavarur, dhe agresionit të paprovokuar ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe republikave të parafabrikuara – kështu dua t’i quaj – në Donbass, për arsyen shumë të thjeshtë sepse nuk ka asnjë mënyrë, asnjë ngjashmëri dhe për hir të së vërtetës nuk ka ngjashmëri mes Kosovës dhe asnjë situate tjetër askund në botë”, deklaroi Hoxha, shkruan arbresh.info.

Ai bëri edhe një krahasim të mendimeve që ka dhënë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, dhe për agresionin rus në Ukrainë.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në vitin 2010 vendosi se pavarësia e Kosovës e shpallur në vitin 2008 nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Po e njëjta GJND para disa muajsh, lëshoi ​​një urdhër, duke mos vërtetuar pretendimin rus, që të mos harrojmë ishte justifikimi për luftën, gjenocidin e supozuar që Ukraina ka kryer mbi pakicat ruse në Ukrainë”, deklaroi Hoxha./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme