Shqipëria nga 1 qershori ka ndaluar përdorimin e qeseve plastike, duke synuar kështu mbrojtën e ambientit.
Se një gjë e tillë të ndodh edhe në Kosovë, është të paktën duke u shqyrtuar.
Nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i kanë thënë arbresh.info se janë duke hulumtuar bashkë me GIZ-in, në reduktimin e qeseve plastike.
Në përgjigjën e tyre thuhet se kanë folur edhe me bizneset e qeseve plastike dhe shitësit me pakicë, ku sipas tyre të gjithë janë pajtuar që të bëhet reduktimi i tyre.
“MMPHI në bashkëpunim dhe në mbështetje me GIZIN, është duke hulumtuar në reduktimin e qeseve plastike, njëkohësisht janë kontaktuar edhe bizneset e qeseve plastike dhe shitësit me pakicë dhe të gjithë janë dakorduar që të bëhet reduktimi i qeseve plastike”.
Veprimet për reduktimin e qeseve plastike, Ministria thotë se do të ndërmerren varësisht nga rekomandimet që do të dalin nga draft-dokumenti, që do të punohet pas hulumtimit të ekspertëve që ka angazhuar GIZ.
“Nga hulumtimi i ekspertëve të angazhuar nga GIZ, do të punohet draft dokumenti dhe varësisht nga rekomandimet që do të dalin nga draft dokumenti MMPHI-së do ndërmerren veprimet e nevojshme për reduktimin e qeseve plastike”, thuhet në përgjigjën e MMPHI-së.
Eksperti i mjedisit, Vehbi Goxhuli, vlerëson se ky proces i ndalimit të qeseve të plastikës mund të ndodh vetëm atëherë kur ato qese të zëvendësohen me qese të tekstilit apo të letrës.
“Po kjo mund të realizohet njëkohësisht duke krijuar zgjidhje alternative duke i përdorur qeset e letrës dhe të tekstilit të cilat mund të përdoren shumë herë”, tha ai.
Sipas tij, ky proces është vonuar deri diku, por megjithatë nëse nuk mund të arrihet zëvendësimi i qeseve të plastikës nuk do të mund të implementohet.
“Procesi është vonuar deri diku po megjithatë nëse nuk arrihet njëkohësisht duke bërë zgjedhjen definitive me qeset e letrës dhe tekstilit nuk mund të implementohet”, tha Goxhuli.
Rikujtojmë se një nga problemet mjedisore që dëmton më shumë planetin në nivelin e ndotjes dhe që njerëzit krijojnë në një shkallë të gjerë janë qeset plastike. Qeset plastike gjenerohen në sasi të mëdha çdo ditë, dhe po grumbullohen në çdo cep të planetit. Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...