Eksportet e produkteve shqiptare në Kosovë për muajin nëntor kanë rënë me 17.6%, krahasuar me muajin paraardhës tetorin.
Ndërkohë që pritjet kanë folur për të kundërtën, kur bëhej fjalë se bllokada e Kosovës për mallrat e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës do të shtonte eksportet e produkteve shqiptare drejt Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithëse vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës me 100% për produktet serbe e boshnjake është marrë më 21 nëntor, pra në 10 ditëshin e fundit të muajit, eksportet e Shqipërisë në Kosovë kanë shënuar një rënie me 3.6 milionë euro më pak se muaji tetor, kur produktet serbe e boshnjake hynin lirisht në Kosovë.
Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT-i (Instituti Shqiptar i Statistikave), në muajin tetor të këtij viti, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej 23.7 milionë eurosh, ndërsa në muajin nëntor ka eksportuar produkte me vlerë prej 20.1 milionë eurosh. Ndërkohë që eksportet e Shqipërisë në Kosovë kanë pësuar një rritje me 34.9%, krahasuar me nëntorin e vitit 2017. Në nëntorin e vitit të kaluar, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej 14.93 milionë eurosh, ndërsa në nëntor të këtij viti eksporti i mallrave drejt Kosovës kap vlerën e 20.13 milionë eurove
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...