Vëllazërorja mes Shqipërisë dhe Kosovës në futsall u luajt këtë të enjte në Prishtinë në kuadër të Kupës “Adem Jashari”. Kjo miqësore, e zhvilluar mes një atmosfere festive, përfundoi me fitoren 6-3 të Kosovës.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli kaluan të parët në avantazh me golin e Narcis Alibegu në minutën e 6-të, por përfaqësuesja e Kosovës arriti të përmbysë rezultatin me golat e Drilon Maxharrajt (9’) dhe Mërgim Dervishajt (13’). Pjesa e mbarë u mbyll me avantazhin 2-1 të Kosovës.
Edhe pse një vëllazërore, sfida ka qenë mjaft e bukur dhe të dyja ekipet kanë dhënë maksimumin në fushë, duke dhuruar plot emocione. Në pjesën e dytë Kosova u tregua më e saktë para porte duke thelluar avantazhin në 6-2 me gola të shënuar nga Melos Kelmendi (26’), Drilon Maxharraj (28’), Jeton Rukovci (31’ e 38’) dhe Ermir Kryeziu (32’).
Në minutat e fundit Kombëtarja kuqezi do të shënonte me anë të Mentor Mejzinit edhe golin që vulosi rezultatin final 6-3 në favor të Kosovës. Në fund u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut “Adem Jashari” dhe medaljeve./Express/
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia