Misioni i përhershëm i Shqipërisë ua ka dorëzuar vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dhe vëzhguesve Rezolutën kundër akuzave për trafikim organesh në Kosovë dhe Shqipëri, gjatë luftës në Kosovë, e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë muajin e kaluar.
Kështu raporton mediumi serb Kosovo Online, i cili ka publikuar edhe pjesë të kësaj rezolute. Aty i është bërë thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të përgatisë një raport të ri në të cilin ata do të shqyrtojnë akuzat për trafikim organesh në Kosovë e Shqipëri gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Aty shtohet se rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë kërkon që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës që të hartojë një raport vijues për ndryshimin e Rezolutës 1782 të miratuar prej saj dhe të shpallë të pazbatushme pretendimet për trafikim të organeve në Shqipëri dhe në Kosovë gjatë luftës në Kosovë.
Rezoluta 1782 e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u miratua nga anëtarët e kësaj Asambleje në vitin 2011, në bazë të raportit nga i dërguari i Këshillit të Evropës dhe ish-anëtari i saj, Dick Marti.
Në raportin në fjalë pretendohet se gjatë luftës në Kosovë pati trafik organesh. Në këtë raport u bazua edhe ngritja e Gjykatës Speciale për Krimet e luftës në Kosovë, me seli në Hagë. Sipas raportit në fjalë, udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), mes tyre edhe ish-kryeministri dhe ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishin kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës.
Që nga nëntori i vitit 2020, Hashim Thaqi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe ndodhen në Qëndrën e Paraburgimt në Hagë, për të cilat ata vetë kanë deklaruar që janë të pafajshëm.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...