Organizata, Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, thekson në raportin e saj të publikuar të martën se parimet demokratike sic janë integriteti i zgjedhjeve dhe liria e medies, po dobësohen për të 12-tin vit me radhë.
“Ka më shumë vende, në vitin 2017 shumë më shumë, që po pësojnë rënie të lirisë në vend të përmirësimit”, tha Arch Puddington, nga Freedom House, duke folur për Zërin e Amerikës para se të publikohet raporti.
Sipas organizatës që ka analizuar të dhënat nga 195 vende, në vitin 2017, 88 vende radhiten në mesin e vendeve të lira, 59 janë me liri të pjesshme dhe 49 radhiten në mesin e vendeve jo të lira.
Shqipëria dhe Kosova radhiten në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Maqedoninë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi. Ndërsa Serbia dhe Kroacia, radhiten në mesin e vendeve të lira.
Liritë në Botë, publikohen që nga viti 1973, duke i dhënë mundësinë organizatës Freedom House të ndjekë trendet globale për më shumë se 40 vjet.
Ndër gjetjet kryesore të raportit, është dobësimi i Shteteve të Bashkuara si një kampion i demokracisë, një pozicion i ndërlikuar edhe më shumë për shkak të hetimeve të vazhdueshme për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016./Zërin e Amerikës/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit