Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka, po qëndron akoma në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
Në vazhdën e takimeve të përbashkëta me autoritetet shtetërore të Republikës së Shqipërisë, zëvendësministri Zeka është takuar me eprorët e lartë të Policisë së Gjirokastrës si dhe ka vizituar qendrën e pritjes së emigrantëve.
Në këtë takim u diskutua për mënyrën e intensifikimit të bashkëpunimit në menaxhimin e flukseve të emigrantëve, shkëmbimin e informatave si dhe rëndësinë e hetimeve të përbashkëta në luftimin e grupeve kriminale të cilët kontrabandojnë emigrant.
Gjithashtu zëvendësministri Zeka falënderoj IOM i cili ka përkrahur vizitat si dhe konstatoi se ka bërë një punë të shkëlqyeshme në ofrimin e përkrahjes dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme, së bashku me shtetet e regjionit në sferën e menaxhimit të migracionit dhe menaxhimin e migrimit të parregullt.
Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rasti...
Hacker: Sulmi në Zubin Potok i ngjason sulmeve ruse në Ukrai...
Baerbock: Mbështetja e Kinës për Rusinë po ndikon në lidhjet...
Ndalohen dy persona, dyshohet se kërkuan 25 mijë euro ryshfe...
Arb Manaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Prokuroria tregon se hetimet për sulmin në Ibër Lepenc po va...