Policia ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale.
Në një njoftim për mediat, mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit:
M.A., 35 vjeç, banues në Kajro, Egjipt, pasi në PKK Port Durrës, ka ndihmuar një shtetase të mitur për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke i dhënë pasaportën dhe lejen e qëndrimit të vajzës së tij.
E.A., 18 vjeç, banues në Krujë, pasi në segmentin rrugor Krujë – Qafshtamë, duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë janë lënduar shtetasit A. A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, dhe K. R., i cili pasi ka marrë mjekim është larguar në banesë.
B.M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin G. S., 35 vjeç, banues në Kukës, dhe si pasojë është lënduar shtetasja Gj. M., pasagjere në mjetin me drejtues shtetasin B. M., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tch
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...