Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale u ka uruar nxënësve suksese një ditë para rikthimit të tyre në shkolla, pas pushimeve me rastin e festave.
Ajo i rikujton edhe një herë nxënësve dhe mësuesve që të jenë mjaft të kujdesshëm për masat anti-covid dhe higjienën, si një përgjegjësi e përbashkët për të mbrojtur shëndetin e gjithësecilit,
Postimi i saj i plotë:
Të dashur nxënës,
Shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të keni mbledhur plot energji që nesër t’u riktheheni shkollave plot dëshirë e pasion për të mësuar më shumë.
Rikthimi në shkollë ju bën bashkë me shoqet, shokët, mësuesit, të kaloni çaste të bukura por edhe të mbështesni më shumë njëri-tjetrin.
Ndërkohë dua t’ju kujtoj edhe një herë që të kemi kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë. Shkollat e hapura dhe mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjësinë e të gjithëve bashkë.
Ju uroj shumë suksese dhe vit të mbarë! ?
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...