Përmirësimi i klimës për të bërë biznesi në Shqipëri, përveçse është konfirmuar në raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare, po mbështetet edhe nga shifrat e ndërmarrjeve të reja të hapura me kapital shqiptar apo të huaj.
Ervina Qendro, specialiste pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, (QKB) thotë për ATSH-në se më shumë se 19 mijë biznese të reja u regjistruan gjatë vitit 2017, ndër të cilat 1292 janë ndërmarrje të me kapital 100% të huaj.
Ndërmarrje me kapital të përbashkët (shqiptare dhe të huaja) të regjistruara të reja gjatë 2017-s numërohen rreth 300, theksoi Qendro.
Sipas Qendros, gjatë vitit që lamë pas u çregjistruan rreth 5 mijë biznese, çka do të thotë që kemi një efekt neto prej 14 mijë biznesesh që futen në regjistrin e bizneseve.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi në muajin dhjetor konsultimet mbi Artikullin IV me Shqipërinë dhe në raportin e publikuar nënvizohet se ekonomia e Shqipërisë vazhdon të forcohet duke përfituar nga kërkesa e brendshme në rritje, investimet e huaja të drejtpërdrejta të mëdha e të lidhura më energjinë dhe një përmirësim në marrëdhëniet me partnerët kyç tregtar të BE-së.
Ndërsa gjatë takimit të nënkomitetit të 9-të mbi tregtinë, industrinë, doganat dhe tatimet midis BE-së dhe Shqipërisë që u zhvillua më 18 janar në Bruksel, përfaqësuesit e Komisionit Europian vlerësuan reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare. /Telegrafi
Përurohet çerdhja në Muzeqinë të Shtimës
Rezi pyetet nëse ndihet i lodhur nga loja e tij?
Përplasje me Rovenën, Rezi ia përmend Atilla-n: E bëre shok ...
Agjencia evropiane për klimën: Mund të jetë sërish viti më i...
Limaj: 14 vjet kam kaluar në procese gjyqësore, s’ka qenë e ...
“Plumb në kokë për ty”, kërcënohet me jetë zëvendëskryeminis...