Ndeshja e kualifikueseve të Euro 2024, Shqipëri-Çeki ishte një festë e vërtetë për të shqiptarët. Të cilët shijuan një 90-minutësh fantastik, jo vetëm në fushën e lojës me atë fitore të madhe 3-0, edhe jashtë fushe.
Pas masave të marra nga FSHF, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe të gjitha institucioneve të përfshira në organizimin e kësaj ndeshjeje, çdo gjë shkoi mirë dhe nuk u regjistruan incidente.
Federata Shqiptare e Futbollit falënderon veçanërisht Ministrin e Brendshëm, z. Taulant Balla, dhe Policinë e Shtetit për punën e tyre të shkëlqyer dhe masat e marra. Para, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri-Çeki.
Përmes një koordinimi të vazhdueshëm e një bashkëpunimi të ngushtë në javët e fundit mes palëve, u bë e mundur që të mos përsëriteshin problematikat e ndeshjeve të kaluara. Dhe të eliminohen incidentet, që mund të penalizonin Kombëtaren.
Kjo eksperiencë pozitive do të jetë mjaft e vlefshme në të ardhmen që përmes një koordinimi të tillë të mund të kemi organizim ndeshjesh model./ss
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...