Shqipe Selimi: Luftëtarët e UÇK-së nuk gjunjëzohen para një gjykate të fabrikuar në Serbi

14:50 | 16 Dhjetor 2022
K.B

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar pas dënimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka shkruar se luftëtarët e UÇK-së nuk gjunjëzohen një para një gjykate për të cilën tha se është fabrikuar në Serbi.

“Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurrë nuk do të gjunjëzohen para një gjykate të fabrikuar në Serbi”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.
Mehmeti-Selimi është po ashtu ish-pjesëtare e UÇK-së dhe njëherësh bashkëshortja e Rexhep Selimit, i cili po ashtu po gjykohet nga Specialja.

Kujtojmë se sot Gjykata Speciale dënoi Salih Mustafën me 26 vjet burg, me akuza për krime lufte ./arbresh.info/

lexo edhe:

LAJMI I FUNDIT: Specialja e dënon Salih Mustafën me 26 vjet burgim

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme