Numri i personave që janë të prekur nga sëmundja e tuberkulozit në Kosovë është shqetësues. Por, më shqetësuese është fakti se kjo sëmundje e rëndë është në rritje tek moshat e reja.
Kështu bënë të ditur për “Arbresh.info” drejtori i Klinikës së Pomologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Musa Hoxha.
Ai pohon se në këtë klinikë, aktualisht janë duke u trajtuat 17 pacientë me antituberkularë.
Sipas tij, në krahasim me vitet paraprake, në vitin 2022 ka pasur rritje të personave që janë prekur nga kjo sëmundje e rëndë.
“Numri i pacientëve që janë të prekur me tuberkuloz është në rritje e sipër në krahasim me vitet e kaluara. Ndërsa në klinikën e pomologjisë janë tu u trajtuar aktualisht 17 pacientë antituberkularë”, shprehet Hoxha.
Hoxha pohon se vetëm gjatë vitit 2022 kanë qenë rreth 570 raste të reja, e sipas tij është brengosëse fakti se ka rritje të numrit me tuberkulozë tek moshat e reja.
“Gjatë vitit 2022 janë të regjistruara rreth 570 raste të reja. Sa i përket grup moshave të gjitha grup moshat janë të prekura por është brengosëse fakti se kemi rritje te numrit pacientëve me tuberkulozë atëherë mosha s’postohet te moshat e reja, atëherë kemi edhe pacientë që zhvillojnë sëmundje më ekstensive në forma të rënda të tuberkulozit me të vjellura e probleme tjera”, tregon drejtori i Klinikës së Pomologjisë për “Arbresh.info”.
Sipas tij, sëmundja e tuberkulozes është serioze, pasi është ngjitëse.
Ai, thekson se kjo sëmundje përhapet përmes spërklave të pështymës, derisa në vende publike si autobusë urban, e shkolla është problematike sa i përket bartjes së infeksionit.
Por, pavarësisht të gjithave, lajmi i mirë është se kjo sëmundje shërohet nëse intervenohet me kohë.
“Sëmundja e tuberkulozes është e shërueshme. Kjo sëmundje mund t’i përfshijë të gjitha organet e trupit, por më së shpeshti mushkëritë. Pra, me shërim të hershem dhe të duhur tuberkulozi mund të shërohet”, shtoi Hoxha.
Ndryshe, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sëmundja e tuberkulozit pavarësisht nga masat globale vazhdon të jetë një nga problemet kryesore që ndikojnë në shëndetin publik. Çdo ditë rreth 4.500 persona në botë vdesin për shkak të tuberkulozit.
Sëmundja e tuberkulozit, e cila renditet si një nga 10 shkaqet kryesore të vdekjes, pavarësisht se është e shërueshme dhe ka shumë punime nga shumë organizata dhe kryesisht të OBSH-së që synojnë rritjen e vetë ndërgjegjësimit ajo u shkakton vdekjen shumë njerëzve, përfshirë edhe fëmijët./ Arbresh.info/ VjollcaGajraku/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit