Policia e Kosovës respektivisht Divizioni i Trafikut Rrugorë, në përkrahje nga Departamenti Koordinues i Këshillit për siguri Rrugore në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit ka lansuar sot fushatën “Të gjithë jemi këmbësorë”, shkruan arbresh.info.
Me anë të kësaj fushate, zyrtarë të Policisë së Kosovës deklaruan se do të përcillen këshilla për kujdes për këmbësorët e ne të njëjtën kohë edhe ndërgjegjësimin e shoferëve.
Jeton Rexhepi, Nënkolonel, tha se ky projekt po lansohet me qëllim sensibilizimi për qytetaret qe të jenë sa më të kujdesshëm, pasi siç thotë ai, në trafik me të rrezikuarit janë këmbësoret
Nënkolonel Rexhepi, gjithashtu tha se në bazë të statistikave në këtë vit, deri me tani kanë humbur jetën 17 këmbësorë
“Nga sot po e lansojme këtë projekt, duke e ditë se këmbësori është me i rrezikuari. Me këtë projekt po i sensibilizojmë këmbësoret që të jenë të vetëdijshëm ku të kalohet rruga. Përpos masave ndëshkuese ne do te punojmë vazhdimisht pas këtij projekti. Ne statistika mund t’ju themi se aksidentet me persona te vdekur, lëndimet, kanë shënuar rënie. Por, është shënuar ne rritje humbja e jetës së këmbësoreve, ku deri me tani janë 17 këmbësor qe kane humbur jetën” tha Rexhepi
Ndërsa, Fejzullah Mustafa nga Këshilli koordinues për siguri në trafik, tha se kjo fushat nuk do të jetë e fundit qe do të realizohet, do të bashkëpunojnë edhe më tej me Policinë e Kosovës për sigurinë e këmbësorëve./arbresh.info/
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
Vendoset gurthemeli i objektit të Komunës së Shtimes, invest...
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit