Policia në një komunikatë për media ka thënë se në fshatin Mleqan të Malishevës, më 08.10.2021, në ora 12:00 është mbajtur një protestë paqësore (e lajmëruar paraprakisht në Policinë e Kosovës), në të cilën kanë marrë pjesë rreth 50-60 banorë të fshatit Mleqan me qëllim që përmes kësaj proteste të shfaqin pakënaqësitë e tyre në lidhje me rastet e vjedhjeve që kanë ndodhura në këtë fshat.
“Me qëllim njoftimin e opinionit publik, në vijim ju paraqesim një kronologji të rasteve të raportuara, ecurinë e hetimit dhe statusin aktual të rasteve: që nga fillimi i vitit e deri më 07.10.2021, nga banorë të fshatit Mleqan janë raportuar gjithsej shtatë raste ‘vjedhje’, ku janë atakuar kryesisht objekte banimi (shtëpi). Tri nga shtatë rastet e raportuara janë zbuluar, të dyshuarit janë arrestuar dhe lëndët e kompletuara janë dërguar në prokurori. Në dy raste tjera kryerësit e mundshëm janë identifikuar, por që aktualisht janë në arrati, ndërsa dy raste tjera mbeten ende nën hetim, ndërkohë që policia po zhvillon hetime intensive për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.”
Po ashtu policia njofton se protesta e sotme përkundër faktit se ishte e organizuar në shenjë pakënaqësie për rastet e vjedhjeve, nga fjalimet dhe vlerësimet e qytetarëve, potencohet angazhimi dhe puna e policisë në atë zonë.
“Protesta e sotme, përkundër faktit se ishte e organizuar në shenjë pakënaqësie për rastet e vjedhjeve, nga fjalimet dhe vlerësimet e qytetarëve, potencohet angazhimi dhe puna e policisë në atë zonë. Ne e kuptojmë frustrimin e individëve të caktuar nga incidentet e tilla, por njëkohësisht i sigurojmë banorët e fshatit Mleqan dhe të gjithë zonës, se Policia e Kosovës është dhe do të mbetet e përkushtuar, do të marrë në vazhdimësi, të gjitha masat e nevojshme ligjore për parandalimin e veprave penale, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar dhe vënien e tyre para organeve të drejtësisë.”
Gjithashtu, Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me ta për cilindo rast apo persona të dyshuar.
“Ne edhe një herë i inkurajojmë dhe apelojmë tek banorët e fshatit Mleqan dhe vendbanimeve tjera që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për cilindo rast apo persona të dyshuar,” thuhet tutje në komunikatë, transmeton Arbresh.Info
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...