Edhe pse kanë filluar para 2 vjetëve, punimet në rrugën ‘Driton Islami’ në hyrje të Ferizajt e paraparë të jetë me 4 korsi ende nuk kanë përfunduar. Problemi qëndron tek mos-shpronësimi.
Rregullimi i rrugës “Driton Islami` në Ferizaj i filluar thash e 2 vjet ende nuk ka përfunduar në tërësi.
Kjo rrugë e cila është në hyrje të Ferizajt është paraparë të jetë me 4 korsi por për shkak të mos shpronësimit të disa pronave sidomos të Fabrikës së Industrisë Metalike të Kosovës afër 200 metra rruga vazhdon të jetë e ngushtuar.
Në drejtorin për planifikim u tha se tani janë dërguar të gjitha dokumentacionet e nevojshme që të kryhet shpronësimi. rtk
Gafurr Ilazi – drejtori i Planifikimit në Ferizaj tha se punimet rreth rrugës Driton Islami gati është edhe një pjesë pa u kryer për shkak thjeshtë të zgjidhjes së pronave.
Të gjithë pronarëve anë atë pjesë ku veç prek rruga ju kemi dërgua vendimet preliminare për shpronësim dhe kemi bërë kërkesë në qeveri që ta merre obligim shpronësimin ngase është një kosto e madhe”
Pos kësaj sipas drejtori Ilazi janë edhe disa pengesa të tjera që janë paraqitur.
Gafurr Ilazi, Drejtori i Planifikimit në Ferizaj tha se janë paraqitur edhe disa pengesa si dislokimi i disa shtyllave elektrike dhe është arritur marrëveshja me KEDS të edhe kjo të rregullohet.
Në anën tjetër, afaristët dhe banorët përgjatë kësaj rruge falënderojnë Ministrinë e Infrastrukturës për këtë projekt por ankohen se komuna nuk ka ofruar një projekt të detajuar që ka rezultuar me ngecje të projektit.
Ndërkaq, Ibrahim Hyseni “tha se si biznes në këtë pjesë të rrugës shumë na ka dëmtua e sidomos në vitin e parë kur është shkuar shumë zhag po edhe tash gjithashtu shihet që dy vite është duke u punuar e për momentin nuk ka asnjë lëvizje se është duke u punuar.
Në Drejtorinë e Planifikimit shpresojnë se me përfundimin e disa procedurave kjo rrugë shumë shpejt do të kompletohet në tërësi./arbresh.info/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...