Marrëveshjet e arritura nga Kosova dhe Serbia në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, vazhdojnë të mos gjejnë zbatim edhe më tej.
Njohës të këtij procesi nuk presin rezultate drejt implementimit të tyre deri vitin e ardhshëm. Sipas tyre, vetëm pas zgjedhjes së ndërmjetësuesit të ri të këtij procesi, mund të ketë rezultate në dialog.
Tryeza e diskutimeve në Bruksel e cila vuri përballë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë këtij viti nuk solli rezultate.
Dakordime pati, por jo edhe veprime që çojnë drejt normalizimit, e as zbatim të marrëveshjeve të arritura më parë.
Njohës të këtij procesi nuk presin rezultate në dialog para shkurtit të vitit të ardhshëm.
Dritëro Arifi, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, tha për RTK se duke e parë gjendjen në BE dhe SHBA nuk pret se do të ketë diçka para shkurtit të vitit 2025. Ai tha se pala serbe po heziton.
Sipas politologut Fidan Ukaj, implementimi i marrëveshjeve mes dy shteteve mund të arrihet vetëm kur të zgjidhet ndërmjetësuesi i dialogut.
Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të tregohet po ashtu më i ashpër me Serbinë.
Që nga 2011-ta Prishtina e Beogradi zyrtar patë arritur një sërë marrëveshjesh, përfshirë këtu atë për lirinë e lëvizjes, energjinë, regjistrin civil, marrëveshje për drejtësi e rivitalizim të urës së Ibrit, e cila u ratifikua në Kuvend në vitin 2013.
Në vitin 2023 u arrit edhe marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve, por e cila edhe më tej nuk po gjen zbatim.
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...