Institucionet e vendit do të duhej që të merren më shumë më çështjen e tre serbëve që u arrestuan në Kosovë për emblemat e UÇK-së por për arsye të mungesës se provave u liruan.
Ishte vetë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ajo që në një konferencë për media ka deklaruar se njëri nga tre serbët e arrestuar në Prishtinë kishte kontakte me BIA-n serbe dhe me Rusinë, e pikërisht kjo do të duhej të ishte shkas që të fillojë një hetim më i gjer thotë, Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë në vend.
“Problemi është dhe është dashtë me u hetu më shumë, pasi janë vënë në pah implikimet e tyre me elemente pro ruse. Është dashur që të hetohet dhe të zgjerohet hetimi pasi dyshohet për implikim të tyre. Duhet të përcillen çdo gjë, në rastin konkret nuk e shoh që janë zgjerua hetimet për t’i gjetur ato elemente që më vonë u tha se kanë lidhje me elemente të inteligjencës serbe e ruse”, deklaron Ibishi për arbresh.info.
Sipas Ibishit, institucionet do të duhej të merrnin fakte dhe të hulumtonin për këtë.
“Kjo ka ardh më vonë pasi janë lirua të dyshuarit. Institucionet do të duhej të hulumtonin më shumë për lidhjet e tyre pasi po shihen edhe nëpër rrjete sociale.
Krejt ka përfundua dhe mund të jemi vonuar por është dashtë të hulumtohet më shumë në ueb faqet e tyre, pasi tash po flasim se ka pasur elemente serbe e ruse në këtë fakt”, shprehet Ibishi.
Se ky rast do të duhej të kthehej në vëmendje më të madhe për çështjen e sigurisë në Kosovës e thotë edhe, Afërdita Maliqi njohëse e çështjeve politike në vend.
“Kjo çështje e blerjes se emblemave të UÇK nga tre serbë, ma shume ke ‘të bëjmë pak filma’, sepse emblema mund të prodhojnë edhe në Beograd, e kudo tjetër. Çështja e sigurisë në të cilën ndodhemi ne, por edhe krejt bota, pas agresionit rus në Ukrainë, duhet të jetë një alarm jo vetëm për qeverinë tonë, por edhe evropianët”, thotë Maliqi për arbresh.info.
Rasti i Ukrainës dhe mundësia për destabilizim të Kosovës, duhen të jenë alarme për institucionet vendit që të kërkojnë me ngul afatësimin në NATO e BE, vazhdon Maliqi.
“E para Kosova duhet të përshpejtojë procedurat për anëtarësim në NATO dhe BE, duke u bazuar në situatën e tashme. E dyta, Evropa e ka momentin e fundit që mos të na diskriminojë më duke na lë në izolim, edhe sa i përket anëtarësimit në organizatat kryesore ndërkombëtare”, shprehet Maliqi.
Tre serbë ishin arrestuar më 26 shkurt për tu liruar vetëm një ditë më pas.
“Policia e Kosovës kishte arrestuar tre shtetas serb, D. D., V. J. dhe D. D., të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në një dyqan të Prishtinës. Por të njëjtët janë liruar ende pa mbushur paraburgimin prej 48 orëve. Prokuroria njofton se serbët janë liruar pasi për momentin nuk ka prova që të mund të procedohet për gjykatë çështja.
Sipas dëshmive te serbët janë gjetur pesë emblema, mirëpo të njëjtit kishin deklaruar se janë koleksionues të tyre dhe asgjë më shumë. Tre shtetasit serbë kanë hyrë në Kosovë në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë” në Gjilan, gjersa kanë lënë automjetin e tyre me targa të Nishit dhe kanë hipur në makinën e një qytetari shqiptar, i cili i ka sjellë në Prishtinë”, thuhej në raportin e Policisë./V.Selimi/arbresh.info/
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...