Shpërthimi tragjik në minierën turke, Osmani ngushëllon familjet e viktimave

16:51 | 15 Tetor 2022
E.H

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka reaguar përmes një shkrimi në Twitter pas shpërthimit të një miniere në Turqi.

Osmani ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe thotë se populli i Kosovës qëndron pranë popullit turk në këtë kohë të vështirë.

“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave të shpërthimit tragjik të minës në Bartin. Mendimet tona janë me më të dashurit e tyre, të lënduarit dhe popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë”, shkruan Osmani.

Kujtojmë se 41 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në një shpërthim që ka ndodhur në një minierë thëngjilli në Turqinë veriore.

LEXO EDHE:

Shpërthim në një minierë në Turqi, të paktën 28 të vdekur

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme