Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas shpërthimit të një granate dore në afërsi të liqenit të Ujmanit, sot rreth orës 14:30.
Kurti tha se Serbisë nuk i leverdisë normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit, përcjell Arbresh.info.
Mes tjerash, kryeministri theksoi se institucionet e sigurisë do të zbulojnë aktorët e këtij sulmi dhe do të i sjellin para drejtësisë.
Lexo edhe:
Hidhet granatë dore në afërsi të Liqenit të Ujmanit, dëmtohen dy vetura
Postimi i plotë:
Sipas informatave të Policisë së Kosovës, sot rreth orës 14:30 në vendin e quajtur “Te tuneli i pestë”, në rrugën magjistrale te liqeni i Ujmanit, nga një apo më shumë persona të panjohur është hedhur një granatë dore me ç’rast dy vetura të parkuara, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa amerikane, janë dëmtuar.
Njësitë policore relevante janë në vend të ngjarjes dhe po hetojnë rastin.
Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu levërdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë. Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervoza u bëhet agresivitet. Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhur me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës. Kjë është e dhimbshme për ta dhe vështirë e pranueshme.
Por, rrugë tjetër nuk ka. Sundimi i ligjit dhe rendi publik, siguria dhe paqja, janë vlera themeltare dhe interes i përbashkët i shoqërisë dhe qytetarëve bashkë me shtetin e Kosovës. Patjetër që institucionet e sigurisë, marrë për bazë profesionalizmin bashkëkohor dhe vullnetin e palëkundur, do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij sulmi kriminal dhe do t’i sjellin para drejtësisë. Kjo pjesë, ashtu si të gjitha tjerat të vendit tonë, me potencialin dhe bukuritë e saj do të përdoret nga të gjithë qytetarët pa dallim./Arbresh.info
Lexo edhe:
Hidhet granatë dore në afërsi të Liqenit të Ujmanit, dëmtohen dy vetura
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...