Tre persona dyshohet se janë përfshirë në shpërthimin të Tregu i Kafshëve në Prizren, ku mbetën të lënduar dhjetë persona.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prizren, shpërthimi ka ndodhur sot rreth orës 04:50 të mëngjesit, raporton Arbresh.info
“Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se sot rreth orës 04:50 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në Tregun e Kafshëve në Prizren. Nga ky shpërthim dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pesë prej tyre janë dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë persona tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, bënë të ditur prokuroria.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe njësitë relevante policore për të hetuar rastin.
Po ashtu, prokuroria ka bërë të ditur se lidhur me rastin, tre persona të dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre./ Arbresh.info/
LEXO EDHE
Policia identifikon tre të dyshuarit që hodhën bombën në tregun e kafshëve në Prizren
LAJMI I FUNDIT/ Nëntë të lënduar nga shpërthimi me bombë në tregun e kafshëve në Prizren
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...