Një shpërthim ka ndodhur të premten në rrugën kryesore, në Uglar të Zubin Potokut.
Nga ky shpërthim është dëmtuar një kanal i Ibër-Lepencit, çka ka shkaktuar derdhjen e pakontrolluar të ujit në atë zonë.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shpërthimi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit beson se është kryer nga Serbia.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ai ka përmendur edhe dy sulmet e fundit që ndodhën njëri më 26 dhe tjetri në 28 nëntor, njëri në stacionin policor të Zveçanit dhe tjetri në afërsi të objektit të Komunës së Zubin Potokut.
“Sonte u dashtë të mblidhemi këtu sonte në këtë orë të vonë këtu në kryeministri, për të informuar opinionin publik mbi sulmet e fundit të rënda kriminale, terroriste, dashakeqe që po vijojnë të na vijnë, që ne besojmë nga fqinji ynë verior, agresiv dhe armiqësor”, ka thënë Kurti në konferencë të jashtëzakonshme për media.
Kurti ka thënë se do të mbajë mbledhje urgjente me Këshillin e Sigurisë së Kosovës pas shpërthimit që ka ndodhur në kanalin e ujit në Ibër Lepenc.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për shpërthimin në kanalin në Ibër-Lepenc në Zubin-Potok.
Me anë të një postimi në “Facebook” e ka quajti “akti terrorist” duke shtuar se bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës. Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste. Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pakompromis ndaj këtyre elementeve kriminale janë jetike.”, ka shkruar ajo.
Policia e Kosovës ka reaguar pas sulmit me mjete shpërthyese në kanalin e ujësjellësit “Ibër Lepenci” në Zubin-Potok.
Përmes një njoftimi zyrtar, PK-ja thotë se njësia për trajtimin e materieve eksplozive janë duke kryer hetime intensive dhe ekzaminime në vendin e ngjarjes, nga të cilat është konstatuar se shpërthimi/detonimi ka qenë sulm i qëllimshëm, akt kriminal terrorist i kryer nga person/a të dyshuar.
“Policia e Kosovës, ka rritur masat e sigurisë në lokacionet sensitive dhe do të vazhdojë të punojë intensivisht drejt zbardhjes dhe ndriçimit të rastit, për të cilin nga hetimet fillestare ekziston dyshimi i bazuar se sulmi ka qenë i qëllimshëm dhe i kryer me eksploziv nga individ apo grup kriminal, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale”, thuhet në njoftim.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar fuqishëm sulmin në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.
Në një postim në X, ai ka theksuar se ky sulm prek të gjitha komunitetet në mbarë Kosovën.
“Bëjmë thirrje për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, ka thënë Rohde.
Ambasadori i Bashkimit Evropian së në Kosovë, Aivo Orav, e ka dënuar shpërthimin e sotëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.
“Dënoj incidentin e rëndë që shkaktoi dëme në kanalin ujor në Zubin Potok që po privon pjesë të konsiderueshme të Kosovës nga furnizimi me ujë”, ka shkruar ai.
“Unë u kam ofruar ndihmën e BE-së autoriteteve të Kosovës. Ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka shkruar Orav në X.
Ambasadori britanik në Kosovë Jonathan Hargreaves ka reaguar pas sulmit që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Hargreaves përmes një shkrimi në Facebook tha se ky sulm duhet të hetohet shpejt se a është bërë me qëllim, pasi ka pasoja të rënda për furnizimet me ujë dhe energji.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ShBA-të dënojnë fuqishëm sulmin në infrastrukturën kritike të Kosovës, ku kanali kryesor i Iber-Lepencit në Zubin Potok, i cili është kyç për furnizimin me ujë dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës, u dëmtua, pas një shpërthimi.
Me anë të një postimi në “X”, Hovenier ka thënë se i kanë ofruar mbështetjen tonë të plotë Qeverisë së Kosovës për të siguruar që personat përgjegjës për këtë sulm kriminal të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës, shkruan Arbresh.info.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin e 29 nëntorit në infrastrukturën kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër, do të mbështesim një hetim gjithëpërfshirës dhe i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë Qeverisë së Kosovës për të siguruar që personat përgjegjës për këtë sulm kriminal të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...
Ambasada e Francës dënon sulmin: Përgjegjësit të dalin para ...