Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në orët e vona të së martës ka vizituar të lënduarit në Spitalin e Ferizajt pas shpërthimit të bombolën së gazit që ndodhi në këtë qytet ku për pasojë mbetën të lënduar mbi 40 persona.
Zemaj në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar ekipet emergjente të Ferizajt, policinë, zjarrfikësit si dhe qytetarët për siç tha ai që kanë dëshmuar nivel të lartë të përkujdes ndaj personave të lënduar.
“Së bashku me kryetarin z.Agim Aliun, zv.ministrin z. Muharrem Sfarqa dhe deputeten znj. Saranda Musliu, kemi diskutuar për të gjitha mundësitë e përkujdesjes shëndetësore që gjendja e secilit qytetar të jetë në nivelin e duhur dhe të bëjmë çmos që të mos rrezikohet jeta e asnjë qytetari të lënduar sot në Ferizaj”, ka shkruar ndër tjerash Zemaj.
Postimi i plotë i Zemajt:
Spitali i Ferizajt, emergjenca e qytetit, policia, zjarrfikësit dhe qytetarët, kanë dëshmuar nivel të lartë të përkujdesjes ndaj dhjetëra të plagosurve pas eksplodimit të gazit në Ferizaj.
Ky trajtim në Spitalin e Ferizajt dhe në Qendrën Emergjente në QKUK, ndaj qytetarëve të lënduar deri më tani është në nivelin maksimal.
Së bashku me kryetarin z.Agim Aliun, zv.ministrin z. Muharrem Sfarqa dhe deputeten znj. Saranda Musliu, kemi diskutuar për të gjitha mundësitë e përkujdesjes shëndetësore që gjendja e secilit qytetar të jetë në nivelin e duhur dhe të bëjmë çmos që të mos rrezikohet jeta e asnjë qytetari të lënduar sot në Ferizaj.
Do të jemi pranë të gjithë pacientëve të lënduar dhe ju urojmë shërim të shpejtë!
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 203...