Në mbrëmjen e 15 janarit rreth orës 23:50 një granatë dore ka shpërthyer tek një lokal i njohur me emrin ‘Bisevac’ në Mitrovicën e veriut, ku sipas Policisë së Kosovës, përveç dëmeve materiale lëndime kanë marr edhe dy persona të nacionalitetit serb.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi kur këta të fundit me të dal nga lokali i lartcekur, një veturë u është afruar dhe ka hedhur një granatë dorë në drejtim të
tyre.
Si pasojë e kësaj, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime më të rënda, teksa që të dy janë jashtë rrezikut për jetë.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Arbresh.info se njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në spitalin e Mitrovicës së Veriut.
“Mbrëmë policia është njoftuar për një shpërthim me granatë dore në rrugën e Kollashinit. Kemi dalë në vendin e ngjarjes, kemi hasur në dy persona të plagosur, njëri më rëndë ndërsa tjetri më lehtë. Sipas informatave që kemi është se tre persona kanë qenë duke qëndruar në një kafene, aty afër në atë rrugë dhe sapo kanë dalë në rrugë një granatë ka shpërthyer afër veturës së tyre”, ka njoftuar Elshani.
Elshani ka bërë të ditur se policia po i vazhdon hetimet.
“Rrethanat e shpërthimit të granatës nuk kemi mundësi t’i bëjmë të ditura, sepse janë pjesë të hetimit, por ka pasur edhe vetura të dëmtuara. Për shkak të hetimeve nuk mund të flasë për personat e dyshimtë, por nuk kemi të arrestuar”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...