Një shpërthim masiv në një zonë industriale në qytetin portual spanjoll të Tarragonsa ka ngjallur frikën e një aksidenti kimik me shërbimet e urgjencës duke paralajmëruar banorët të mos dalin jashtë.
Shpërthimi, i cili ndodhi 115 kilometra në jug-perëndim të Barcelonës, të martën në mbrëmje u dëgjua deri 50 kilometra larg dhe dridhi muret e shtëpive, i thanë banorët një radioje lokale, transmeton portali arbresh.info.
Raportet e hershme sugjeruan se katër njerëz ishin lënduar në shpërthim, duke pësuar djegie të mëdha, sipas shërbimeve të urgjencës në Tarragona.
Hi ha hagut una explosió a la petroquímica de Francolí de Tarragona. Primer s’ha il·luminat el cel i tot seguit s’ha escoltat com petava alguna cosa. Ara hi ha una columna de fum que comença a ser considerable. #Tarragona pic.twitter.com/BDxRjRhk5b
— Gerard Cañellas (@GerardCanellas) January 14, 2020
Banorët vendas postuan video që tregojnë pasojat e shpërthimit, me flakë dhe një kolonë të madhe tymi të zi që dilnin nga një zonë e mbushur me tanke të mëdha industriale.
Tarragona është një qytet me 800,000 banorë dhe kryeqyteti i rajonit të Katalonjës së Spanjës. Që nga viti 2015, ajo ka vendosur një qendër kimike prej 1.200 hektarësh të njohur si ChemMed e cila është më e madhja në llojin e saj në Evropën Jugore, raportoi AP./arbresh.info/
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...