Është dëgjuar një shpërthim në lagjen “Kroi i Vitakut”. Nuk dihet nëse ishte bombë çorientuese apo mjete piroteknike.
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, që tash e 11 ditë po kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë e serbë në këtë lagje, menjëherë kanë filluar të kryejnë kërkime, se nga cila shtëpi është hedhur ky mjet shpërthyes, raporton rtk.
Ndërkohë, Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojnë me orar të zgjatur, pothuajse në të gjitha lagjet e veriut ku jetojnë komunitetet e përziera.
Madje, ata po shërbehen me gjëra të ndryshme ushqimore nga banorët shqiptarë të lagjes “Kroi i Vitakut”.
Ndërsa, përveç Policisë së Kosovës, monitorimi i situatës në veri po bëhet edhe nga ajri.
Një helikopter për më shumë se 15 minuta ka fluturuar mbi këtë zonë të vendit.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...