Shpërthim në Zveçan

06:42 | 29 Shtator 2024
E.G

Një shpërthim ka ndodhur në Zveçan rreth mesnatës.

 

Raportohet se shenjëstër e këtij shpërthimi ka qenë një pompë e derivatëve të naftës, e cila është hapur së fundmi në veri të vendit.

Policia ka dalë në vend ngjarje dhe e ka rrethuar pompën dhe hapësirën afër saj.

Zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani, ka konfirmur shpërthimin, duke bërë të ditur se nga ky shpërthim nuk ka persona të lënduar.

“Nga ky shpërthim nu ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se çka e ka shkaktu këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, ka theksuar ai për mediat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme