Është dëmtuar vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së.
Kësshtu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i cili tha se dëmtimi ka ndodhur në rethana ende të panjohura, shkruan Arbresh.info.
Sipas SHSKUK-së, dëmtimi ka ndodhur në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
“Sot, në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, e parkuar në parkingun e administratës. Dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së.”, thuhet në njoftim.
Për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila tashmë ka filluar procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.
“ShSKUK shpreh shqetësim dhe keqardhje lidhur me rastin, duke ofruar bashkëpunimin e plotë me autoritetet përkatëse.”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/
Historike/ Parisi fitues i Ligës së Kampionëve për herë të p...
Dy të lënduar nga aksidenti mes një motoçiklete dhe një vetu...
Game Over! Parisi ia shënon edhe dy gola Interit në pjesën e...
SHBA-ja e quan “të papranueshme” përgjigjen e Hamasit për pr...
Rrezikohet shëndeti i studentëve, bodrumi i Fakultetit Ekono...
Super pjesë e parë e Parisit – Francezët shkojnë në pu...