Shpërthim në parkingun nëntokësor në Prishtinë, policia jep detaje

12:20 | 9 Maj 2022
A. B.

Një bombolë gazi ka shpërthyer ditën e sotme në parkingun nëntokësor në Prishtinë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili tha nga ky shpërthim nuk ka asnjë të lënduar.

“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë”, tha Kelani.

Kelani ka shtuar se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk është raportuar për të lënduar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme