Shpërthim në Mitrovicë të Veriut

08:48 | 22 Shtator 2023
K.B

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40 në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Elshani bëri të ditur se shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një granatë dore.

Tutje ai u shpreh se përveç disa dëmeve, nuk ka pasur të lënduar nga ky shpërthim./Arbresh.info/

Të ngjashme