Shpërthim në Barcelonë, një i vdekur

23:24 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Një person është vrarë gjatë shpërthimit në një shtëpi në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi i mëhershëm në Barcelonë, transmeton portali arbresh.info.

Forcat e rendit thonë se incidentet janë të lidhura mes vete.

Besohet se i vdekuri ka qenë me prejardhje marokene. Shpërthimi ka ndodhur në qytetin katalanas Alcanar. Bombola të gazit u gjetën pranë shtëpisë.

Më herët gjatë ditës një person me furgon shtypi këmbësorët në Las Ramblas në qytetin spanjoll, duke vrarë 13 e plagosur më shumë se 100.

Ndërkohë dy persona të dyshuar janë arrestuar, kurse i dyshuari i tretë është vrarë nga policia./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme