Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën e “Skelës” në Vlorë. Policia dhe dy autoambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Nga të dhënat e para mësohet se një person, i cili është identifikuar si shtetasi Indrit Manush Sadedinaj, 33 vjeç, ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje.
Mësohet se 33-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës pasi ka marrë lëndime të shumta në gjymtyrë.
Policia ka dalë me një deklaratë në lidhje me ngjarjen, duke bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur jashtë një pallati, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.
“Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10, në lagjen “10 Korriku”, jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, bën të ditur policia.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...