Google ADS

Shpërthim afër qendrës së kontrollit teknik të veturave në veri, dyshohet për granatë dore

17:55 | 16 Nëntor 2023
E.H

Mbrëmë rreth orës 23:30, ka ndodhur një shpërthim në veri të Mitrovicës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së veriut.

Elshani tha se përveç dëmeve të vogla materiale në mur, nuk ka të lënduar.

Shpërthimi i cili thuhet të ketë ndodhur afër qendrës së kontrollit teknik të veturave në veri, erdhi si pasojë e hedhjes së një granate dore.

Lidhur me këtë rast, Elshani tha se situata vazhdon të mbetet e qetë pavarësisht këtij incidenti, për të cilin akoma nuk ka të dyshuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme