Një vullkan nënujor shpërtheu të shtunën pranë kombit të largët të Paqësorit, Tonga.
Një shpërthim i tillë ka shkaktuar paralajmërime për cunami në të gjithë Paqësorin dhe në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, dhe duke shkaktuar valë dhe rryma të forta në shumë zona bregdetare.
Shpërthimi i vullkanit ishte dramatik, duke dërguar shtëllunga gazi dhe hiri mijëra metra në atmosferë, megjithëse raportet e hershme për dëme ishin të kufizuara.
Një valë cunami prej 1.2 metra u raportua të ketë goditur kryeqytetin e Tongës, Nuku’alofa, duke bërë që njerëzit të nxitojnë në tokat më të larta dhe dëshmitarët thanë se shumë hi kishte rënë nga qielli.
Nuk kishte raporte të menjëhershme zyrtare për shkallën e lëndimeve ose dëmeve, por shërbimi i internetit në vend u ndërpre, duke e bërë të vështirë vlerësimin.
Pavarësisht izolimit gjeografik të Tongës, një zhurmë e madhe pas shpërthimit fillestar u dëgjua deri në Zelandën e Re, 1700 km në jugperëndim të ishullit kryesor të arkipelagut të Tongatapu.
Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët u kërkuan banorëve të zonave bregdetare në pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor, Alaskës dhe Hawait që të qëndrojnë larg vijës bregdetare dhe të lëvizin në toka më të larta.
Shërbimi Kombëtar i Motit në Portland, Oregon, raportoi valë të mundshme prej 30 cm deri në 1 metër në disa zona të Oregon dhe Uashington./oranews
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj