Vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është dëmtuar të mërkurën në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur në kohën kur po bëheshin përgatitjet për mbledhjen e rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Për shkak të natyrës së dyshimtë të incidentit, në vendngjarje ka ndërhyrë njësiti anti-bombë i Policisë së Kosovës, për të kryer hetime.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Arbresh.info se si pasojë e incidentit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Vetë ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Dr. Hajdari, në një prononcim të shkurtër për media, ka theksuar se nuk ka ndonjë obligim ndaj askujt, duke lënë të kuptohet se nuk e lidh incidentin me ndonjë konflikt të mundshëm personal apo profesional./Arbresh.info
Paralajmërohet protestë për lirimin e ish-policit Arbnor Spa...
26 vjet nga çlirimi, Ambasada amerikane: 12 qershori 1999 is...
Abdixhiku: VV-së i duhet reformë e thellë, diçka s’është në ...
Kosovarja shpëtohet nga rojet e plazhit në Shëngjin, rreziko...
Kurti nga Prekazi: 12 Qershori, simbol i kryengritjes dhe li...
Abdixhiku: Asnjëra palë s’i ka numrat, nevojitet qeveri tran...