Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:50, në repartin intensiv të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike është njoftuar se një Intra tavolinë ka filluar të dalë tym.
Pas kësaj, menjëherë ekipet kujdestare kanë ndërmarrë masat e nevojshme duke bërë sigurimin e pacientëve dhe foshnjave që ndodheshin në atë hapësirë.
Si hap i parë menjëherë janë 2 bebe dhe 3 nëna janë bartur në një repart tjerr në vend të sigurt. Menjëherë janë ftuar ekipi i sigurimit fizik, ekipi i zjarrfikësve QKUK dhe Policia e Kosovës.
“Pas evakuimit të nënave dhe foshnjave aparati në fjalë është ndezur dhe ekipet e zjarrfikësve ka shuar zjarrin e lokalizuar tek ai aparat. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për rikthim të shpejtë në punë të këtij reparti dhe nuk ka pasur dëme të tjera, përveç djegies të një (1) intra tavoline”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu ekipet e policisë dhe shërbimeve teknike kanë bërë ekzaminimet e nevojshme që kërkohet në rastet e tilla.
Gjatë ditës ky repart pritet që t’i kthehet punës normale.