Një shpërthim në rrethana të panjohura ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, dy ankues kanë deklaruar se si pasoj e shpërthimit, në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në veturë, shkruan Arbresh.info.
Njësitet policore për deminim kanë dal në vendin e ngjarjes dhe sipas tyre dyshohet se shpërthimi ka qenë granatë dore.
Rasti është duke u hetuar.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 22.11.2023-23:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...