Shpërthen bombola e gazit në Istog, tre të lënduar

19:01 | 29 Gusht 2020
Arbresh Info

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot në kompleksin “Panorama” në komunën e Istogut, si pasojë e së cilës u lënduan tre punëtor, shkruan arbresh.info.

Sot rreth orës 15.30, si pasojë e shpërthimit, janë lënduar tre punëtorë të cilët në ato momente ishin duke punuar në kulm të objektit.

Që të tre punëtorët aktualisht gjenden për trajtim më Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Rreth orës 15.30, stacioni policor në Istog është njoftuar për një incident për shpërthimin e një bombole të gazit në kompleksin “Panorama”. Në ato momente 3 punëtorë ishin duke punuar në kulmin e kësaj ndërtese ka shpërthyer bombola dhe janë lënduar që të tre. Fillimisht punëtorët janë dërguar në OKMF të Istogut, pastaj në Spitalin Regjional të Pejës, dhe më pas me rekomandim të mjekut, janë dërguar në QKUK në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë dhe zjarrfikësit.”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme