Anëtari i përgjithshëm i këshillit të PDK-së, Xhevdet Smakiqi përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj vendimeve të PDK-së, për emërimin e ministreve të rinj , raporton Gazeta Blic.
Smakiqi e ka quajtur si ngufatje e bastioneve, dhe se emrat e njëjtë pa integritet profesional janë harxhuar.
Ja postimi i plotë i Xhevdet Smakiqit:
Ngulfatja e bastioneve !
Siç po marrim informata jo zyrtare edhe kësaj radhe degët gjugje të PDK-së po ngulfatin bastionet !
Vallja e vjetër po na pret emrat e njejtë të harxhuar dhe anonimusa pa integritet profesional njerëzor e kombëtar në listën e ekzekutivit .
Jam i detyruar të jap mendimin tim si anëtarë i Këshillit Drejtues nga dega Skenderajt, pasiqe mendoi qe hambari i votave në Skenderaj dhe Drenas ka nisur të rrjedh.
Më këto veprime vrimat e hambarit do të bëhen dritare.
Po besoi ende në listë me përfaqësues sipas fuqisë elektorale të degëve.
Kundër valles se vjetër !
Xh.S #kundërvallessëvjetër
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...