Komuna e Malishevës ka njoftuar se në orët e pasdites në fshatin Lladrovc kanë shpërthyer dy vatra zjarri.
Sipas njoftimit ato janë lokalizuar pas intervenimit të zjarrfikëseve, ekipeve tjera, policisë dhe vullnetarëve.
“Sot në orët e pasdites, në fshatin Lladrovc të Komunës së Malishevës, kanë shpërthyer dy vatra zjarri fushore dhe malore, por falë angazhimit të njësisë së zjarrfikësve, ekipeve tjera komunale, policisë dhe vullnetarëve, është arritur të lokalizohet zjarri.
Në këtë moment, ekipet përgjegjëse janë në terren duke e mbikëqyrë situatën me zjarre në këtë fshat, pasi për shkak të erës zjarri mund të përhapet prapë.
Zjarret e sotme, përsëri kanë rrezikuar edhe shtëpitë e banimit, por falë intervenimit të shpejtë dhe banorëve të fshatit, përfshi edhe mërgimtarët, është arritur të lokalizohet dhe të mbahen në kontroll këto zjarre”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...