Dy bombola të gazit kanë shpërthyer në një vilë në Bogë ku kanë mbetur të lënduar katër persona.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se fillimisht të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim, ndërsa më pas, tre nga katër të lënduarit janë dërguar në QKUK.
“Rreth orës 11:53 minuta, Policia është njoftuar se në fshatin Bogë në një vilë kanë shpërthyer dy bombola gazi dhe janë lënduar katër persona. Fillimisht ata janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës dhe më pas 3 prej tyre janë dërguar në QKUK”, deklaroi Gashi. /arbresh.info/
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...