Deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, ka treguar në Clik Plus, se ndër të tjera, meritë që asnjë deputet nuk e humbi jetën ka qenë pikërisht truproja e anëtarit të kryesisë së LSDM-së, Oliver Sapasovskit.
“Mos kishte gjuajtur sigurimi i Spasovskit do të kishte viktima”, tha Muhamed Zekiri. Ai gjithashtu deklaroi se njëri nga deputetët i ka dëgjuar huliganët duke brohoritur: shpërndani armët se shqiptarët po mblidhen matanë urës së gurit.
Madje ai, gjithashtu ka thënë se një deputetët i VMRO-së, ju ka thënë që t’i ndalin shqiptarët që janë mbledhur gjoja në Bit Pazar.
Në ato momente ai tregon se, Ejup Halimi i ka rënë tavolinës fortë duke bërtitur se nuk do i ndalim po do t’i ftojmë të na mbrojnë.
Sipas tij, huliganët ishin të përgatitur për skenarë të përgjakur dhe se ai dyshon se këtu rol ka edhe ish-ministri Çavkov, të cilin Zeqiri e quan Sorra.
Ai thotë se ky i fundit është pjesë e skenarit të dhunshëm për mosreagimin e policisë dhe jo rastësisht 80 për qind e policëve ishin shqiptarë.
Fotografi të tjera vazhdojnë të dalin brenda Parlamentit të Maqedonisë atje ku protestues kundër zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit që është i pari shqiptar në këtë pozitë Talat Xhaferi, transmeton Gazeta Express.
Ky është njëri nga truprojat më i përfolur i cili mbrojti të gjithë deputetët që të mos sulmohen deri sa edhe nxori revolen dhe largoi protestuesit.
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...