Organizata Joqeveritare “Kosovo Hope”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës organizuan sot vizita mjekësore me mjekë nga Amerika për qytetarët e Mitrovicës.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka përshëndetur praninë e mjekëve amerikanë në Mitrovicë, duke i falënderuar për gatishmërinë e tyre që të ofrojnë përvojën dhe shërbimet e tyre për pacientët.
“Mitrovica dhe Kosova kanë pasur gjithmonë mbështetjen e pakursyer nga Amerika mike, për çka kosovarët janë mirënjohës përjetë”, ka thënë Bahtiri.
Drejtori i OJQ-së “Kosovo Hope”, Berat Gegaj, organizator i vizitës, tha se qytetarët e Mitrovicës do të përfitojnë nga këto vizita, pasi mjekët amerikanë si ekspertë të dalluar do të ofrojnë përvojën e tyre dhe do të këshillojnë pacientët për të tejkaluar problemet shëndetësore.
“Përveç vizitave, mjekët amerikanë do të shpërndajnë edhe barna falas për pacientët që do i kontrollojnë”, tha Gegaj.
Ndryshe, në këtë grup ekspertësh mjekësorë nga Amerika, ka mjekë të ndryshëm familjarë dhe mjekë për fëmijë, ndërsa të drejtën për kontroll mjekësore nga mjekët amerikanë e kanë të gjithë qytetarët, pa dallim moshe dhe gjini.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...