Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas publikimit të shpenzimeve të Qeverisë Kurti për udhëtime jashtë vendit.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati ka kritikuar mediat duke i quajtuar ato “media qepuese” dhe duke thënë se po dezinformojnë me lajme të rreme.
“Tema e sotme e mediave qepuese qenka dezinformimi me lajme të rreme për shpenzimet për udhëtime jashtë vendit. Për të njëjtën temë, dhe pikërisht për të njëjtën arsye – plasim i rrenës – mu desh t’i reagoja ditë më parë edhe deputetit Haradinaj”, shkroi ai.
Tutje, ai ka paraqitur grafikat e shpenzimeve për udhëtime zyrtare jashtë vendit, teksa ka thënë se ato me dërgimin e Forcës së Sigurisë dhe Mbrojtjes në trajnime jashtë.
“Në foton e parë e keni nivelin e shpenzimeve për udhëtime zyrtare jashtë vendit, për të gjitha institucionet – Qeveria, Komunat, Kuvendi, institucionet e pavarura etj. Në foton e dytë e keni nivelin e shpenzimeve vetëm për Qeverinë. E ku rritja kryesore vjen si rezultat i dërgimit në trajnime të forcave të sigurisë e mbrojtjes”, shkroi tutje Murati./Arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030