Google ADS

Shpenzimet e deputetëve vetëm për tre muaj (DOKUMENT)

09:41 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

Deputetët e Kosovës njihen për luksin e tyre në dreka, e udhëtime zyrtare. Kështu tregon raporti financiar i Kuvendit për tre mujorin e parë të këtij viti.

134 mijë e 696 euro, janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për udhëtimet e deputetëve brenda e jashtë vendit. 29 mijë e 218 euro, deputetët kanë investuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit. Derisa, 13 mijë e 540 euro për udhëtimet brenda vendit.

Mëditjet e tyre, kapin vlerën e 33 mijë e 332 euro. Ndërsa, 8 mijë e 422 euro për shpenzimet tjera të udhëtimit jashtë vendit, shkruan Indeksonline.

Në dreka zyrtare të shtruara, deputetët kanë shpenzuar jo më pak se 47 mijë e 658 euro. Veturat e mbushura me karburantë, u kanë kushtuar 13 mijë e 679 euro.

Vetëm për tre mujorin e parë të vitit 2017, për pagat dhe mëditjet e deputetëve janë shpenzuar 1 milion e 458 mijë e 524 euro.

Kujtojmë se këto shuma janë shpenzuar vetëm për tre muaj.

ssssssssssssss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme