Shpendi i dha “krah” Qeverisë

08:15 | 18 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Muaj më parë deputetët e PSD-së ishin të parët që i kishin dorëzuar nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë nëpërmjet mocionit të votëbesimit, duke akuzuar kështu LDK-në dhe LVV-në se nuk dëshironin ta rrëzonin Qeverinë. Por me miratimin e rezolutës për dialog të shtunën e kaluar vlerësohet se i është zgjatur jeta koalicionit qeverisës, pasi tash e tutje do të mbështetet në 12 votat e PSD-së, prandaj zgjedhjet e parakohshme aktualisht as që janë në rend të ditës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

“Fluturimi” i Shpend Ahmetit në ekipin negociator qeveritar për dialog me Serbinë vlerësohet se përfundimisht e ka mbytur iniciativën e opozitës për shkarkimin e Qeverisë së kryeministrit Haradinaj, pasi aktualisht LDK-së dhe LVV-së u mungojnë shuma vota të deputetëve për mocionin e votëbesimit.

Muaj më parë deputetët e Partisë Socialdemokrate ishin të parët që i kishin dorëzuar nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë nëpërmjet mocionit të votëbesimit, duke i akuzuar kështu dy partitë tjera opozitare (LDK dhe LVV) se nuk dëshirojnë ta rrëzojnë atë.

Por me miratimin e rezolutës për dialog të shtunën e kaluar i është zgjatur jeta koalicionit qeverisës, pasi tash e tutje do të mbështetet në 12 votat e PSD-së, prandaj zgjedhjet e parakohshme as që janë në rend të ditës.

Pavarësisht se janë udhëheqës të ekipit të ri negociator qeveritar deputetët e PSD-së thonë për “Zërin” se ky fakt nuk ndërron edhe qëndrimin e tyre për rrëzim të Qeverisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme