Drejtori i përgjithshëm i PK-së Shpend Maxhuni, realizoi një takim tw brendshëm me zyrtarë të departamentit të hetimeve dhe njësiteve rajonale për hetimin e trafikimit me narkotikë.
Gjatë takimit, nga drejtori Maxhuni u ritheksua edhe njëherë kërkesa e tij për angazhim maksimal në luftimin e trafikimit me narkotikë, si dhe u njoftuan mbi planifikimet, angazhimet dhe aktivitetet që kërkohen sipas përmbushjeve të objektivave strategjike të Policisë së Kosovës, që dalin nga plani zhvillimor strategjik.
“Kërkoi nga zyrtarët që të kenë angazhim dhe përkushtim maksimal dhe përgjegjësi nga të gjithë të pranishmit në fushën e parandalimit dhe planifikimeve operacionale, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet profesionale, teknike dhe kadrovike në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar e në veçanti kundër trafikimit me narkotik si një fenomen me rrezikshmëri të lartë për qytetarët e vendit.
Në këtë kuadër u ri konfirmua nevoja e bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante me qëllim që t’i marrin përgjegjësit dhe masat e nevojshme për luftimin e kësaj dukurie.
Po ashtu u kërkua që plani “stop drogave në shkolla” të vazhdojë të implementohet dhe të përditësohet me rigorozitet të plotë, në mënyrë që të parandalohen të gjitha aktivitetet ilegale të mundshme, në ambientet për rreth shkollave dhe zonës së shkollave në tërë territorin e vendit.
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse