Shpend Ahmeti voton në Prishtinë

11:11 | 6 Tetor 2019
A Z

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka votuar në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai së bashku me gruan e tij votoj në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë.

Me këtë rast, Ahmeti u ka bërë thirje qytetarëve të ndajnë 5 minuta t’ia kushtojnë katër viteve të ardhshme.

Ai po ashtu i ftoi që të gjithë qytetarët të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ahmeti ka bërë të ditur se deri tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi gjatë procesit të votimit në komunën e Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme