Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar qytetarët se ka përfunduar edhe faza e dytë e dezinsektimit të mushkonjave dhe se kanë mbetur edhe 4 faza tjera për tu përfunduar.
Problemi me mushkonjat këtë vit në Prishtinë është i madh. Komuna e Prishtinës ka nisur dezinsektimin e tyre, mirëpo ato ende po vazhdojnë të jenë një problem për qytetarët që jetojnë në kryeqytet.
Sipas Ahmetit, për shkak të kohës me shi, Komuna nuk po fillon me fazën e tretë të dezinsektimit, pasi që efekti do të ishte minimal.
“Kur ka të reshura efekti është minimal. Valën e tretë ende nuk po e fillojmë sepse deri të mërkurën pritet të ketë shi. Në momentin kur kemi së paku një periudhë dyditore pa shi, Komuna fillon menjëherë valën e tretë sepse përndryshe efekti i dezinsektimit është i pavërejtshem”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...