Google ADS

Shpend Ahmeti tregon nëse Lëvizja Vetëvendosje po ndahet

18:23 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka mohuar zërat se Lëvizja Vetëvendosje po ndahet.

Ai ka treguar se çfarë është diskutuar në mbledhjen e kryesisë.

“Në mbledhje është diskutuar për aktivistet e dënuar, pastaj lirimin e aktivistëve që po vazhdojnë të mbahet në burg”, ka thënë Ahmeti për media.

I pyetur për bashkëpartiaken e tij, Aida Dërguti ai ka thënë se ajo tashmë veç ka thënë dorëheqje.

“Aida veçse ka thënë dorëheqje, nuk besojë. Nuk e di sa e keni përcjellë por nuk ka mbledhje të LVV-së që zgjatë më pak se 4 0rë sepse njëherë janë diskutimet pastaj qëndrimet”, ka theksuar ai.

I pyetur për një ndarje të mundshme të LVV-së marrë parasysh përplasjet mes anëtarëve të këtij subjekti politik ai ka thënë: “S’ka kurrëfarë ndarje”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme